Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Cënon marrëdhëniet me BE’, Tabaku: Amnistia Fiskale e maskuar si paqe, rrezik për ekonominë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj asaj që e cilëson si amnisti fiskale të maskuar nga qeveria, duke e përshkruar si një rrezik të menjëhershëm për ekonominë dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë javës së kaluar ka informuar zyrtarisht Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend. Ajo deklaroi se PD ka dërguat një letër drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian. Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin...