Transferoi dhe përfitoi mbi 1 mln euro në dëm të aksionerëve të shoqërisë, vendoset nën masë sigurie

Transferoi dhe përfitoi mbi 1 mln euro në dëm të aksionerëve të shoqërisë, vendoset nën masë sigurie

Një shtetase është vënë nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi dyshohet se transferoi në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, (shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria "Empire Investment Solution (EIS)" sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej...