Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Përfitoi mbi 1 mln euro me transferta të paligjshme, caktohet masë sigurie ndaj një shtetaseje, cila ishte skema…(EMRI)
prokuroria e tiranes TIRANË- Prokuoria e Tiranës ka dhënë masë sigurimi "arrest shtëpie" për shtetasen Elisabeta Dosti, e cila akuzohet për falsifikim të dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Përmes skemës së falsifikimit të dokumenteve, kjo shtetase ka përvetësuar të gjitha pasuritë e shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, ku ishte përfaqësuese ligjore, te shoqëria "Empire Investment Solution (EIS)" sh.p.k, që zotërohej 100% prej saj. Pas kësaj, Dosti ka transferuar pasuritë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale. Nga kjo skemë, ajo ka përfituar 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar vlerën e saktë të dëmit dhe veprës penale. ...