Hoxha i Rrugës së Kavajës i përgjigjet Blushit: Mos i bjer në një vend, kur përmend myslimanët bën pare (lekë) shumë

Hoxha i Rrugës së Kavajës i përgjigjet Blushit: Mos i bjer në një vend, kur përmend myslimanët bën pare (lekë) shumë

ahmed kalaja dhe ben blushi TIRANË- Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja, i është përgjigjur publicistit Ben Blushi, për polemikat që shkaktoi së fundi libri i tij “Jam mysliman”. Kalaja u shpreh se herëpashere, Ben Blushi godet komunitetin myslimane në Shqipëri, me qëllimin e vetëm për të fituar vëmendje, dhe rrjedhimisht për të shitur më shumë kopje të librave të tij. Sipas hoxhës, Ben Blushi ngatërron konceptet, dhe se në fenë islame besimtarët nuk quhen islamik por mysliman. Kalaja vijon më tej duke komentuar një pasazh në librin e Blushit, ku thuhej se atë që i ka bërë islami Rrugës së Kavajës, nuk ia ka bërë as komunizmi. Për Hoxhën një gjë e tillë është e papranueshme, dhe se myslimanët jetojnë në...