Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS s’do propozojë asnjë kandidat dhe ia kalon topin PD, zbardhet formula e…
Socialistët nuk do të propozojnë zyrtarisht me firmat e tyre asnjë prej 26 kandidatëve që kanë shprehur interesin për postin e Avokatit të Popullit, por do votojnë një prej emrave që opozita do të sjellë me firma në seancë plenare. “Do vlerësojmë kandidaturat që janë mbështetura me firma nga opozita. Më pas do vendosim se cilën kandidaturë do mbështesim. Ligji për avokatin e popullit nuk imponon kushtin që një deputet të firmosë vetëm për një kandidat. Pasi të kemi shqyrtuar në grupin parlamentar do të vendosemi se cilën kandidaturë do mbështesim. Do të shprehemi pasi të përmbyllet afati”, deklaroi dje kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një vijë të kuqe, apo kriter të panegociueshëm...