Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ministrja Evis Sala qeras “shefin” e saj, oligarku Klodian Allajbeu merr tenderin 750 milionë lekë për pajisjet e…
Lajthitja logjike në të folur e ministres së Shëndetësisë, është vetëm e dukshmja, e cila shërben për meme të gatshme, por shëndetësia më shumë se shëron, po vret me aferat e panumërta që mbulojnë njëra-tjetrën. Ndonëse rishtare në detyrë dhe pa barrën e mëkateve të këtyre 13 viteve qeverisje të Ramës, ministrja e shëndetësisë Evis Sala është së pari në provë me veten, duke pasur tashmë në duar miliona euro që ose duhet t’ia japë “ish-shefit” të saj (ish-bosit të saj) Klodian Allajbeu, pronari i Spitalit Amerikan, ose të ndërpresë atë kontratë të dyshimtë në shërbimin e hemodializës apo laboratorëve, dy koncesione që kushtojnë 214 milionë euro. Në këtë medyshje mund të ndodhë që t’i shtojë edhe më tepër miliona euro që vijnë nga taksat...