Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Erion Veliaj del për herë të dytë nga burgu, përplaset me prokurorin special në sallën e gjyqit dhe ngre alarmin…
Seanca paraprake për dosjen “Veliaj” për kalimin ose jo për gjykim, u shty sërish në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Gjykata pranoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t’u njohur me aktet, një e drejtë, që siç tha ai, i është mohuar deri më tani. Në seancë ishte vetë Veliaj, ku paraqiti dy kërkesa themelore, ndërsa debatoi edhe me prokurorin special, Ols Dado. Për t’i garantuar një proces të drejtë ligjor dhe respektim të të drejtave të njeriut, hapi i parë që duhet të bëjë gjykata, sipas Veliajt, është heqja e menjëhershme e kafazit, ku ai qëndron në sallën e gjyqit, sa herë që paraqitet. Qëndrimi në kafaz para trupit gjykues, tha Veliaj, i cenon dinjiteti njerëzor, prezumimin e pafajësisë, të drejtën për mbrojtje...