Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, arrestohet 21-vjeçari
Një grabitës serial është arrestuar nga policia pas një aksioni të shtrirë në Dibër dhe Tiranë. 21-vjeçari i vënë në pranga është ndaluar në kuadër të operacionit “Markat”, pas një hetimi të zgjeruar nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 4 Tiranë dhe Policinë e Bulqizës. I arrestuari, shtetasi K. Ll., 21 vjeç, me banim në Bulqizë, dyshohet se ka vjedhur automjete në zona të ndryshme të Durrësit dhe Dibrës, të cilat i shiste te persona me precedentë penalë të cilët më pas i përdornin në ngjarje kriminale. Policia fillimisht u vu në gjurmët e 21-vjeçarit pasi ai kishte vjedhur një automjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit V. Xh., në fshatin Gjoricë të Bulqizës. Në momentin që ka parë efektivët, i riu...