I vodhi kompanisë ku punonte mbi 1 mln euro, arrestohet një grua në Tiranë

I vodhi kompanisë ku punonte mbi 1 mln euro, arrestohet një grua në Tiranë

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur sot, 3 dhjetor, masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen E.D., e akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Sipas hetimeve të Prokurorisë, E.D. në vitin 2013, si përfaqësuese ligjore e shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, ka transferuar në mënyrë të paligjshme të gjitha pasuritë e paluajtshme të shoqërisë, toka dhe ndërtesa, tek një tjetër kompani, e cila në atë kohë i përkiste 100% asaj. Pas transferimit të pasurive, E.D. ka zhvendosur pronësinë e kuotave të kompanisë në fjalë për të fshehur origjinën e paligjshme të kapitalit. Pasuritë e paluajtshme janë shfrytëzuar për qira dhe shitje, duke sjellë përfitime që shkojnë në më shumë se 1 milion euro, ndërsa aksionarët e tjerë...