Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Enzo Fernandez: E kam dashur me çdo kusht transferimin te Chelsea, jam i lumtur për këtë vendim
3 Dhjetor 2025 9:55 Telesport U deshën 121 milionë euro, por Chelsea më në fund bleu mesfushorin titullar të ekipit kombëtar argjentinas Enzo Fernández, 24 vjeç, në fund të janarit 2023. Ky veprim i forcoi ndjeshëm “blutë”. Por jo gjithçka rreth marrëveshjes në fjalë ishte e ditur deri më tani. “Nëse nuk do të kisha folur me Rui Costa (presidenti i Benfica), nuk mendoj se transferimi do të ishte realizuar. Procesi i negociatave ishte shumë i gjatë dhe i vështirë. Agjenti im dhe Benfica e dinin sa shumë më donin Chelsea dhe bënë gjithçka që mundën për të nënshkruar me mua”, tha Fernandez. Sa i përket vështirësisë së marrëveshjes, e cila zgjati deri në fund të afatit kalimtar dimëror, ai shtoi: “Rui Costa donte që...