Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vidhte makinat në Durrës dhe Dibër për t’i shitur më pas te personat e krimit, pranga 21-vjeçarit
Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për vjedhje është vendosur në pranga. Klajdi Lleshi vidhte automjete në lagje të ndryshme të Durrësit dhe në qarkun e Dibrës, me qëllim shitjen e tyre te personat me precedent kriminal. Gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 automjete të vjedhura nga ky shtetas. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markat”. Bazuar në informacionet e siguruara, shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Komisariatin e Policisë nr. 4 në Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi...