‘S’ka qeverisje më kriminale se ajo e Ramës’/ Dedaj: Ata që mbrojnë SPAK, një çetë pazarxhinjsh!

‘S’ka qeverisje më kriminale se ajo e Ramës’/ Dedaj: Ata që mbrojnë SPAK, një çetë pazarxhinjsh!

Heshtja mediatike rreth vendosjes së ministres Belinda Balluku nën hetim dhe idesë së ndarjes së kufijve të Kosovës, ku protagoniste ka qenë ish shefja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, kanë ndezur sërish debatin publik mbi korrupsionin sistemik në Shqipëri dhe rolin e drejtësisë së re. I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, nën moderimin e Flavio Qarrit, gazetari Reldar Dedaj hodhu akuza ndaj të njëjtave qarqe që dikur mbështesnin idenë e ndarjes së Kosovës, teksa sot janë kthyer në mbrojtësit më të zellshëm të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).  Sipas Dedajt, mbështetja për SPAK-un vjen nga një grupim interesi që artikulohej hapur pro ndarjes territoriale të Kosovës, një nismë ku Mogherini ishte protagoniste. Këta individë, të cilësuar si “pazarxhinj” nga gazetari Dedaj, akuzohen...