Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Motorët me djegie të brendshme- BE e hapur ndaj teknologjive
Komisioni Evropian është nën presion, edhe nga qeveria gjermane, lidhur me ndalimin e planifikuar gradual të motorëve me djegie. Tani, Komisioneri i Transportit u tregua i hapur ndaj “të gjitha teknologjive”. Komisioneri i Transportit i BE, Apostolos Tzitzikostas, është shprehur se është “i hapur ndaj të gjitha teknologjive” në debatin për ndalimin gradual të planifikuar të motorëve me djegie. Tzitzikostas iu përgjigj një pyetjeje të gazetës gjermane Handelsblatt nëse BE do të lejonte jo vetëm automjetet hibride, por edhe ato me motorë klasikë me djegie. Rregulloret aktuale të BE-së parashikojnë që nga viti 2035 e tutje, praktikisht asnjë automjet i ri me motor me benzinë ose me naftë nuk do të lejohet të regjistrohet. Kjo synon të reduktojë më në mënyrë të konsiderueshme emetimet e CO2 nga sektori...