Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mbi 3,500 traktorë në rrugë, fermerët grek vazhdojnë protestat edhe ditën e sotme
Protestat e fermerëve në Greqi kanë hyrë në një fazë të re tensioni, pasi lëvizjes iu bashkuan edhe fermerët e blegtorisë nga Thesalia. Me makineri bujqësore, ata marshuan drejt qendrës së Larisës dhe sheshit kryesor të qytetit, ku hodhën qumësht dhe ushqim për kafshët, për të denoncuar humbjet e mëdha nga lija e gjedhit dhe mungesën e kompensimeve. Ndërkohë, sot pritet të bllokohet edhe zyra doganore në Promachonas, ndërsa në Trikala do të ngrihet një bllokadë e re në kryqëzimin e Megalochorit, paralel me autostradën E65. Burime nga terreni bëjnë me dije se bllokada simbolike në porte përfshirë atë të Volosit pritet të vijojnë në ditët në vijim. Organizatorët e protestave po zhvillojnë takime të mbyllura për të përcaktuar strategjinë e tyre në lëvizjen që konsiderohet...