Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U arrestua dje në Bruksel për mashtrim dhe korrupsion, lirohet Federica Mogherini
Federica Mogherini BRUKSEL- Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, e cila u arrestua dje si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua mbrëmë, rreth orës 1 të mëngjesit. Gjithashtu u liruan edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, kështu ka njoftuar Zyra e Prokurorit Publik Evropian, e cila po udhëheq hetimin, raporton La Repubblica. Akuzat përfshijnë mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por të tre u liruan sepse "nuk u konsideruan si rrezik për arratisje". "Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të...