Kuvend, opozita: Përmbytjet e nëntorit, pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit! Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar

Kuvend, opozita: Përmbytjet e nëntorit, pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit! Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar

Përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara nga moti i keq i javëve që lamë pas duket se janë në qendër të diskutimeve të deputetëve opozitarë në seancën e djeshme plenare. Një javë pas javës së gjelbër, ku kanë diskutuar në terren problemet e qytetarëve, deputetët akuzojnë qeverinë për neglizhencë në marrjen e masave për minimizimin dhe parandalimin e dëmeve nga reshjet intensive të shiut. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu drejtua bujqve dhe fermerëve të Qarkut Lezhë duke thënë se janë përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. “Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe...