Mbyllja e NIS-it, Vuçiç i zhgënjyer nga SHBA dhe Rusia: Shohin vetëm interesat e tyre

Mbyllja e NIS-it, Vuçiç i zhgënjyer nga SHBA dhe Rusia: Shohin vetëm interesat e tyre

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me mbylljen e NIS (Rafinerisë së Industrisë së Naftës). Ai u shpreh se ende nuk ka lajme të mira, apo ndryshim vendimi. Vuçiç theksoi se ndihet i zhgënjyer teksa shton se rusët nuk dëshirojnë ta shesin NIS-in. “Lidhur me NIS, nuk kemi lajme të mira. Prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin nga OFAC, por nuk morëm një vendim pozitiv. Jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam edhe i befasuar sepse nuk shoh se çfarë fituan nga kjo. U përpoqa ta vendos veten në vendin e tyre dhe të shihja se çfarë po bënin, por nuk e kuptova. Është e qartë se rusët nuk duan ta shesin NIS-in”, tha Vuçiç. “Kjo është e drejta e...