Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen tre pr/ligjet e Paketës Fiskale 2026
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi dje nen për nen tre projektligjet e Paketës Fiskale: “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”; “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa në ligjin, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Deputetja Antoneta Dhima, relatore e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”, tha se, ndryshimi në këtë ligj shtyjnë me një ditë afatin për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe zgjatjen e afatit për fiskalizimin e faturave të importeve deri në ditën e 7-të të muajit pasardhës. “Për eksportet drejt individëve, faturat do të duhet të përfshijnë numrin personal të identifikimit të blerësit,...