Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
U arrestua ditën e djeshme, Federica Mogherini lirohet pas mesnate
Federica Mogherini, Rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-përfaqësuese e lartë e BE-së përpolitikën e jashtme, e cila u ndalua dje si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00, raporton media italiane, La Repubblica. Dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, u liruan gjithashtu. Ata janë marrë në pyetje dhe informuar zyrtarisht me akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Gjykatësit vendosën lirimin e tyre pasi nuk përbëjnë rrezik për arratisje. “Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim...