Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
OKB miraton dy rezoluta historike: T’i jepet fund okupimit të Palestinës dhe Lartësive të Golanit nga Izraeli
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar të martën, 2 dhjetor, dy rezoluta që kërkojnë fundin e okupimit të Palestinës dhe të Lartësive të Golanit në Siri nga Izraeli. Siç raportohet në mediat e huaja, rezoluta për Palestinën u paraqit nga Xhibuti, Jordania, Mauritania, Katari, Senegali dhe Palestina. Gjatë votimit, 151 shtete anëtare të OKB-së mbështetën rezolutën lidhur me Palestinën, ndërsa 11 shtete, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, votuan kundër. 11 të tjera abstenuan. Rezoluta thekson përgjegjësinë e OKB-së për çështjen e Palestinës dhe kërkon një fund të pushtimit të territoreve të marra pas vitit 1967, duke mbështetur gjithashtu një zgjidhje me dy shtete. Asambleja e Përgjithshme miratoi gjithashtu një rezolutë tjetër të paraqitur nga Egjipti, e cila detyron Izraelin të tërhiqet nga Lartësitë e Golanit...