U arrestua dje në Bruksel, lirohet Federica Mogherini! Prokurorët: S’ka rrezik të largohet nga vendi

U arrestua dje në Bruksel, lirohet Federica Mogherini! Prokurorët: S’ka rrezik të largohet nga vendi

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar dje, 2 dhjetor, në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshiu Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjit të Europës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00. Kështu raportojnë mediat italiane si La Repubblica apo Corriere della Sera. Janë liruar edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit. “Sipas deklaratës së policisë gjyqësore federale belge, pas intervistimit, tre individët u njoftuan zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta. Akuzat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen të rrezikuar për arratisje”, njoftojnë prokurorët. Hetimi lidhet me postin aktual të Mogherinit, si rektore e Kolegjit të...