Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet ish-ortaku i tij dhe roja i karburantit, në kërkim dy autorët

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet ish-ortaku i tij dhe roja i karburantit, në kërkim dy autorët

Një konflikt për çështjet e biznesit duket se u bë shkak për eliminimin fizik të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, sapo hyri në makinën e tij tip “Range Rover” shumë pranë karburantit të tij në Elbasan, mbrëmjen e së dielës. Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën, u arrestua, në akuzë për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja. Pa u bërë 48 orë, Policia e Elbasanit mundi të sigurojë dje prova për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa në kërkim shpalli 2 të tjerë, mes të cilëve ekzekutori dhe ndihmësi që e largoi me makinën e zezë tip “Audi”, që e dogjën 15...