Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Prezantohet në Aeroportin e Rinasit manuali doganor për pasagjerët, ja detajet
Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli prezantuan dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, Manualin Doganor për Pasagjerët, një botim i ri dhe thelbësor i Administratës Doganore Shqiptare. Ky manual, i publikuar për herë të parë, përmbledh në një dokument të vetëm rregullat kryesore për hyrjen dhe daljen e pasagjerëve nga territori shqiptar, duke ofruar udhëzime të qarta mbi mallrat e lejuara dhe të ndaluara, deklarimin e valutës, barnat, kafshët shtëpiake, mbrojtjen e pasurive kulturore dhe procedurat për mjetet e transportit. Gjatë inspektimit, Ministri i Financave nënvizoi rëndësinë e këtij botimi për lehtësimin e udhëtimit dhe shmangien e penaliteteve. “Shumë qytetarë hasin vështirësi për të kuptuar procedurat doganore. Ky manual u ofron atyre një udhërrëfyes të qartë,...