Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përmbysje presidenciale, Trump anulon dokumentet e firmosura nga Biden/ Juristët paralajmërojnë: Kaos kushtetues
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se po shfuqizon të gjitha dokumentet, përfshirë faljet, që sipas tij ish-presidenti Joe Biden ka nënshkruar me autopen — një pajisje që riprodhon automatikisht nënshkrimin. Veprimi i Trump përbën një precedent të pazakontë dhe, sipas ekspertëve ligjorë, nuk ka bazë juridike. Autopeni është përdorur prej dekadash nga presidentë të të dy partive, kryesisht për dokumente ceremoniale ose me volum të lartë. Juristët theksojnë se Kushtetuta nuk kërkon nënshkrim fizik të presidentit për ta bërë një dokument, përfshirë faljet, të vlefshëm. Për më tepër, ligji federal nuk parashikon asnjë mekanizëm që i lejon një presidenti të anulojë faljet e paraardhësit. Megjithatë, Trump pretendoi në Truth Social se çdo dokument i nënshkruar nga Biden me autopen është “plotësisht i pavlefshëm”,...