Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dieta: Si të shkosh te tryeza e festave më e lehtë, më energjike dhe pa fryrje
Një javë me smoothie, çajra bimore dhe supa lehtësuese për t’i dhënë trupit një “reset” para maratonës së bakllavasë, mishit dhe dollive me verë. Kjo është ideja pas Resetit Renal, protokollit të propozuar nga doktoreshë Serena Missori, mjeke, endokrinologe dhe diabetologe, autore e programit “Re-Start”, të përshkruar në librin e saj Allenati, Mangia e Sorridi. Qëllimi? Të mbërrish te festa më pak e fryrë, me më shumë energji, me zorrë e veshka më pak të mbingarkuara jo domosdoshmërisht më e dobët në peshore, por më mirë në lëkurën tënde. Pse kemi nevojë për një “reset” para festave? Festat nuk janë problemi problemi janë tepricat përpara dhe gjatë festave: sheqerna, alkol, kripë, ushqime shumë të përpunuara, darka të vona, gjumë i çrregullt. Rezultati klasik: -fryrje barku...