Putin-Kushner-Witkoff, takimi në Kremlin kthehet në maratonë diplomatike! Ukraina dhe ‘vijat e kuqe’ në qendër të bisedimeve

Putin-Kushner-Witkoff, takimi në Kremlin kthehet në maratonë diplomatike! Ukraina dhe ‘vijat e kuqe’ në qendër të bisedimeve

Ajo që nisi me përshëndetje formale mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve amerikanë të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u kthye shumë shpejt në një raund të gjatë negociatash në Kremlin. Në tryezën e madhe karakteristike të Kremlinit, ku Putini qëndron fizikisht në distancë nga të ftuarit, tema kryesore ishte e ardhmja e luftës në Ukrainë. Takimi, i planifikuar për të martën pasdite, nisi me rreth 90 minuta vonesë pasi Putini ishte duke marrë pjesë në një forum ekonomik, ku prej andej lëshoi mesazhe të forta në drejtim të Evropës. Pamje të publikuara nga agjencia ruse RIA tregojnë momentet e para të takimit, me Putin që përshëndet miqësisht delegacionin amerikan, duke i pyetur për shëtitjen e tyre në Moskë. Witkoff e...