Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha: Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij
Kreu PD ishte sot në një komunikim me mbështetësit e tij në njësinë 5 në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit. Berisha u ndal edhe te kundërshtari i tij politik, Edi Rama duke thënë se ka zaptuar tokë për të ndërtuar vilën e tij. “Ne kemi pasur diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Por të themi të vërtetën, ja ku ka një shtëpi 3-4 katëshe. Nuk e regjistroi në emrin e tij, jo. Nderoi një vilë me oborr nja 2 mijë metër, kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra, me kopsht park 5800 metra kur kishte deklaruar në zyrën e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Kaq...