Vodhi shtëpinë e ministres belge, shqiptari rrezikon 1 vit burg

Vodhi shtëpinë e ministres belge, shqiptari rrezikon 1 vit burg

Një shqiptar përballet me një dënim me 1 vit burg dhe një gjobë prej 1600 eurosh për hyrjen me forcë në shtëpinë e ministres flamande Zuhal Demir në qytetin e Genk në 7 janar 2023. Ai u zbulua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një kuti kursimi parash. Hajduti u ngjit mbi gardh dhe hyri me forcë nga dritarja. “Ai bastisi të gjithë shtëpinë dhe vodhi 50 euro nga një kuti kursimesh parash”, – tha prokurori këtë të hënë në mëngjes gjatë seancës dëgjimore në gjykatën e Tongeren. Shqiptari mund të lidhet me ngjarjen përmes provave të ADN-së. Ai është dënuar më parë për krime të ngjashme të kryera në janar dhe shkurt 2024, për të cilat është dënuar tashmë me 3 vjet burg....