Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Gazeta greke: Mbeturinat shqiptare përmbytën plazhet kroate
Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqipëria, në bregdetin e Dubrovnikut në Kroaci, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale. Dy nga vendet turistike më të njohura të qytetit, Plazhi i Banjës dhe Qyteti i Vjetër, u përmbytën javën e kaluar nga një sasi e madhe mbeturinash të nxjerra nga deti, shkruan New York Times. U deshën 2-3 ditë për të pastruar shpejt vijën bregdetare nga plastika, metalet dhe mbetjet mjekësore. Bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura, shumica e mbeturinave janë nga Shqipëria, sipas autoriteteve lokale të cilat organizuan një fushatë pastrimi. Meqenëse Adriatiku është një det i mbyllur, rrymat e tij të parashikueshme ndihmojnë në përcaktimin e rrugës së mbeturinave. Problemi është i vjetër, raporton...