Tragjedi në Peru, 12 të vdekur dhe 30 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut dhe fundosjes së dy anijeve me pasagjerë

Tragjedi në Peru, 12 të vdekur dhe 30 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut dhe fundosjes së dy anijeve me pasagjerë

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në një qytet buzë lumit në rajonin Ucayali, në pyllin tropikal të Amazonës, në Perunë qendrore. Agjencia shtetërore e lajmeve, duke cituar një raport të policisë, raportoi se ka 12 të vdekur, tridhjetë të zhdukur, si dhe gjashtë të tjerë të plagosur pas këtij aksidenti tragjik. Midis viktimave janë mjekë dhe mësues. Qendra Kombëtare e Operacioneve të Emergjencave tha në një postim në X se tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit, për shkak të erozionit të brigjeve të lumit. “Është kërkuar ndihma e Marinës për operacionet e kërkim-shpëtimit”, sqaroi organizata, duke shtuar se ka “persona të zhdukur, të vdekur dhe të plagosur”, pa dhënë një numër...