Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“I fjetur, ka më pak angazhime publike në axhendën e tij”/ Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë hedh poshtë lajmet e rreme për Trump
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka kritikuar ashpër një gazetare të New York Times për një artikull të publikuar javën e kaluar, në të cilin Presidenti Donald Trump përshkruhej si “një njeri në rënie”. Artikulli portretizonte Trumpin, 79 vjeç, si duke fjetur në Zyrën Ovale dhe pretendonte se presidenti i 47-të ka më pak angazhime publike në axhendën e tij të ngjeshur sesa kishte gjatë mandatit të tij të parë. “Dua të theksoj një lajm të rremë që u publikua gjatë fundjavës, para se t’ju lë të flisni,” tha Leavitt me tone të ashpra gjatë konferencës së së hënës. “New York Times zuri rreth një të tretën e kalendarit të përditshëm të presidentit dhe pretendoi se ai po bën më pak...