I dërguari i SHBA-së pritet të takojë Putinin, Zelensky: Çështja territoriale mbetet më e vështira

I dërguari i SHBA-së pritet të takojë Putinin, Zelensky: Çështja territoriale mbetet më e vështira

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se çështja territoriale është pika më e vështirë në bisedimet e paqes me Rusinë, ndërsa i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, po udhëton drejt Moskës për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin pas raundit të negociatave me delegacionin ukrainas. Zelensky theksoi se prioritetet e Kievit mbeten ruajtja e sovranitetit dhe sigurimi i garancive të forta të sigurisë. Ai përsëriti se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e Donbasit, pavarësisht kërkesave ruse. Deklaratat u bën pas takimit të tij me Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris dhe një bisede të përbashkët me liderët e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Polonisë dhe Italisë. Në SHBA, negociatorët ukrainas dhe amerikanë përfunduan dy ditë bisedimesh në Florida, duke rishikuar një draft-plan...