Autori i dyshuar për të shtënat ndaj Gardës Kombëtare probleme me shëndetin mendor? E-mailet e nxjerrin “zbuluar”, qëndroi i izoluar…

Autori i dyshuar për të shtënat ndaj Gardës Kombëtare probleme me shëndetin mendor? E-mailet e nxjerrin “zbuluar”, qëndroi i izoluar…

Rahmanullah Lakanwal, i akuzuar për vrasjen e një anëtareje të Gardës Kombëtare dhe plagosjen e rëndë të një tjetri në Uashington DC, kishte kaluar javë të tëra i izoluar në një dhomë të errët dhe kishte shfaqur episode të mundshme maniake shumë përpara sulmit, kjo sipas e-maileve të vitit 2024 nga një punonjës rasti që ndihmoi familjen e tij pas mbërritjes nga Afganistani.c 29-vjeçari, i cili hyri në SHBA në vitin 2021 përmes programit “Operacioni Mirëseardhje për Aleatët”, akuzohet për një pritë që vrau Sarah Beckstrom, 20 vjeç, dhe plagosi rëndë Andrew Wolfe, 24 vjeç. Ai u qëllua gjatë incidentit dhe ndodhet në spital, ndërsa përballet me akuza për vrasje. E-mailet e siguruar nga CBS News tregojnë se Lakanwal kishte një vit pa punë, izolim...