Mjeti bie në përrua në Berat/ Katër të plagosur, dy nisen drejt spitalit të Traumës

Mjeti bie në përrua në Berat/ Katër të plagosur, dy nisen drejt spitalit të Traumës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Mbreshtan-Pashalli, në Berat. Një kamioçinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në përrua, ku si pasojë është plagosur shoferi dhe tre pasagjerët. I plagosur ka mbetur Kastriot Çuka, 59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinë. Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar dy prej tyre drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim, ndërsa dy të tjerë janë nisur drejt Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Top Channel