Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Erdogan: Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë pavarësisht pengesave në Bruksel
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se integrimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi strategjik i Turqisë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që ende ekzistojnë në negociatat me Brukselin. Erdogan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara u shpreh se diskutuan çështjet aktuale të politikës së jashtme, duke përfshirë zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. “Integrimi i plotë në Bashkim mbetet përparësia jonë strategjike, pavarësisht pengesave që na dalin përpara”, tha ai. Erdogan foli edhe lidhur me përshkallëzimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Detin e Zi, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, duke vënë në dukje sulmin e fundit ndaj një anijeje cisternë brenda zonës ekskluzive ekonomike turke. Presidenti deklaroi se Turqia do të vazhdojë të punojë për t’i dhënë fund konflikteve...