Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Drejtuesi i BKH-së/ Lala: Joni Keta, figurë dinjitoze dhe me përvojë
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh sot lidhur me Joni Ketën, emrin e propozuar nga SPAK për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. E ftuar në një studio televizive, Lala tha se Keta ka pasur rekorde të mira gjatë karrierës së tij të gjatë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas Lalës, Keta është një figurë dinjitoze, i përfshirë në shumë hetime me rëndësi me autoritetet ndërkombëtare. “Joni Keta është zv.drejtor aktual, me largimin e Hajnajt ka marrë edhe drejtimin. Është oficer karriere, ka nisur punën te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka patur rekorde të mira gjatë karrierës. Jam ndarë mes Joni Ketës dhe Gentian Ndojit. Isha e bindur që njëri prej tyre do të ishte. Për pikëzimin, i pari ka qenë Gentian Ndoji, por...