Berat/ Shoferi dhe 3 pasagjerë të plagosur, fuoristrada bie në përrua në aksin Mbreshtan-Pashalli

Berat/ Shoferi dhe 3 pasagjerë të plagosur, fuoristrada bie në përrua në aksin Mbreshtan-Pashalli

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me targa AA 488 EK, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në përrua.Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rezervuari”.Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka,59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinë. Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra. Burimet policore konfirmojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.Ajo që vihet re edhe nga pamjet filmike është fakti se rruga ka mungesë ndriçimi dhe është e gjitha e...