Shpat Kasapi u nda nga jeta, përplasje e fortë mes dy Adelina-ve: Tahiri kritikon koncertin e Ismailit

Shpat Kasapi u nda nga jeta, përplasje e fortë mes dy Adelina-ve: Tahiri kritikon koncertin e Ismailit

Vdekja e papritur e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare dhe ka nxitur reagime të ndryshme nga artistët. Së fundmi, ngjarja ka sjellë edhe një përplasje publike mes dy këngëtareve të njohura, Adelina Tahirit dhe Adelina Ismailit, lidhur me etikën e sjelljes në ditë zie. Adelina Tahiri, e ftuar në emisionin e T7, kritikoi ashpër kolegen e saj për faktin se ajo ka mbajtur koncert pikërisht natën kur u bë i ditur lajmi tragjik për humbjen e Kasapit. Tahiri theksoi se, edhe pse nuk ishte e nevojshme të anulohej koncerti, pritej një gjest minimal nderimi për artistin e ndjerë. Ajo deklaroi: “Unë e përgëzoj për arritjet dhe sukseset, por atë natë në koncert ishte dashtë të...