Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Makina përfundon në përrua, 4 të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Mbreshtan-Pashalli, në Berat. Një kamioçinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në përrua, ku si pasojë është plagosur shoferi dhe tre pasagjerët. I plagosur ka mbetur Kastriot Çuka, 59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinë. Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.