Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kombi shqiptar i ka sytë te Tirana”/ Takim me demokratët e njësisë 5, Berisha prezanton kandidatët: Të shkolluar jashtë, u kthyen për të luftuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët e njësisë administrative numër 5 në Tiranë. Gjatë këtij takimi, lideri demokrat prezantoi kandidatët për deputetë dhe programin e qeverisjes së ‘PD-Shqipëria Madhështore’. “Për këtë përkushtim të jashtëzakonshëm, që dëshmoni në këto momente historike për fatet e Shqipërisë, për fatet e kombit, për ekzistencën e këtij kombi si një komb me të ardhme. Mbarë kombi shqiptar i ka sytë te ju, i ka sytë te Tirana, e cila është zemra dhe truri i kombit. Unë kam shumë nder dhe kënaqësi, të paraqes sot përpara jush tre përfaqësues të shkëlqyer, dijnitoz, tuajin dhe qytetarëve të Tiranës. Dy zonja të nderuara dhje një zotëri. Zonjën Elisa Pajaziti, e rritur jashtë Shqipërie, e shkolluar dhe e mirëvendosur...