Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Një ish-president është bërë viktimë e një grabitjeje. Bëhet fjalë për ish presidentin francez François Hollande. Siç shkruan Le Figaro, banesa në Paris ku jeton Hollande dhe partnerja e tij Julie Gayet u grabit më 22 nëntor. Lajmi u konfirmua edhe nga rrethi i deputetit socialist, ku një mik i paidentifikuar citohet të ketë thënë: “Grabitja pati pak pasoja falë ndërhyrjes së policisë”. Sipas BFMTV, e cila e publikoi e para lajmin, një orë dore ishte midis sendeve të vjedhura. Menjëherë pas ngjarjes, u hap një hetim për vjedhje nga grup i organizuar. Dy persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen u arrestuan, më pas u akuzuan dhe u vendosën në paraburgim më 28 nëntor. Po sipas medias franceze, bëhet fjalë për dy burra të lindur në dhjetor 1994...