Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Arrestimi i kryebashkiakëve, Komisioni i Venecias: Demokracia vendore s’mund të drejtohet nga qelia
Komisioni i Venecias ka dalë me një raport të zgjeruar mbi pasojat që sjell paraburgimi i kryebashkiakëve në funksionimin e demokracisë vendore, një dokument që në sfond ka situatën në Turqi dhe burgosjen e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoğlu, së bashku me dhjetëra drejtues të tjerë vendor. Raporti, i miratuar në sesionin plenar të tetorit 2025, është zyrtarisht “jo specifik për një vend të vetëm”, por vetë Komisioni pranon se kërkesa erdhi nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, pas një vale shkarkimesh, arrestimesh dhe zëvendësimesh me administratorë të emëruar nga qeveria në bashkitë e Turqisë. Sipas të dhënave të paraqitura nga Kongresi, pas zgjedhjeve vendore të vitit 2024, të paktën 26 kryebashkiakë të opozitës – mes tyre edhe drejtues të...