Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Testueset’: Filmi që rikthen në vëmendje gratë që rrezikonin jetën duke provuar ushqimin e Hitlerit
Historia e vërtetë e Margot Wölk, gruas së fundit të mbijetuar që provoi ushqimin e Adolf Hitlerit për të shmangur helmime të mundshme, rikthehet në vëmendje përmes filmit të ri të regjisorit të njohur italian Silvio Soldini. Filmi, i bazuar në romanin “Testueset” të Rosella Postorinos, sjell në ekran përvojat tronditëse të një grupi grash gjermane të detyruara të shijonin vaktet e Fyhrerit nën kërcënimin e armës. Protagonistja e filmit, Rosa Sauer, interpretuar magistralisht nga aktorja Eliza Salt, është një figurë e frymëzuar nga Margot Wölk. E larguar nga Berlini i bombarduar, Rosa strehohet në Grosse Partz të Prusisë, në një periudhë kur Gjermania po shënonte humbje të rënda pas disfatës në Stalingrad dhe varfëria po thellohej në vend. Rreziku i përditshëm në tryezën e...