Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqiptarët nuk ngrihen nga kafja edhe kur çmimi i saj rritet
Kafeja vazhdon të mbetet pjesë e pandashme e përditshmërisë së shqiptarëve, pavarësisht se çmimi i saj po rritet ndjeshëm vit pas viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm gjatë tetorit, rritja e çmimeve për “kafe, çaj dhe erëza” ka qenë 7.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur konsumin. Në 10 muajt e parë të vitit, shqiptarët kanë konsumuar 6.7 mijë tonë kafe, një rritje prej 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër është ndër më të lartat e regjistruara që nga viti 2018, duke treguar se kafeja mbetet pjesë e pazëvendësueshme e jetës së përditshme. Sociologët shprehen se pirja e kafes ka evoluar në një ritual të përditshëm, ku qytetarët ndajnë shqetësimet e...