“Minimalisht detyra e Berishës është që të japë dorëheqjen”/ Merita dhe përgjegjësi, Kulluri: Për çfarë del Berisha…

“Minimalisht detyra e Berishës është që të japë dorëheqjen”/ Merita dhe përgjegjësi, Kulluri: Për çfarë del Berisha…

Analisti, Edvin Kulluri, i ftuar në një emision televiziv theksoi se autokratizmi ka mbytur PD. Ai theksoi se lider përveç meritave të mëdha, duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore. “Tek këta po shikoj të njëjtën përpjekje që është bërë. Sepse autokratizmi brenda partisë qoftë Basha, qoftë Berisha e kanë mbytur. Pse Berisha thotë foltore? Me kë e ka? Kjo nuk është detyra e Berishës. Minimalisht detyra e Berishës është që të japë dorëheqjen. Ai s’po bën, as këtë ish-kryetarit të tij që e rrëzoi. Për çfarë del Berisha në derë bën muhabet me Osmanin. Ai është përgjegjësi kryesor. Lideri përveç meritave mban edhe përgjegjësin kryesore.”, tha Kulluri.