Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Fitues shpallet Klodian Allajbeu/ Tenderi 750 milionë lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, skualifikohet oferta më e ulët
Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë. Në tenderin e shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik Evita Sh.p.k i Allajbeut, duke skualifikuar operatorin tjetër pjesëmarrës në garë, Montal Sh.p.k, e cila paraqiti ofertën më të ulët. Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake. Vlera që ofroi kompania e Klodian Allajbeut në këtë tender është afro 120 milion lekë më shumë se sa ofroi kompania tjetër në garë, ku normalisht në tendera fiton ai që paraqet ofertën...