Mashtrimi në Tik-Tok, mbledh 200 mijë dollarë për diagnozë të rremë ikën në Itali

Mashtrimi në Tik-Tok, mbledh 200 mijë dollarë për diagnozë të rremë ikën në Itali

Rreth 200 mijë dollarë të mbledhura në Tik-Tok dhe GoFundMe, me qëllim kurimin e Florjana Islamit, dyshohet se nuk janë përdorur për këtë qëllim. Denoncimin e bën Entela Domi, e cila pasi kontribuoi vetë dhe ndoqi nga afër rastin zbuloi, se fondet nuk përputheshin me realitetin mjekësor. Pasi kërkoi shpjegim, ajo vetë u përball me sharje, ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale. Sipas Entelës, në mars 2025 u hap një GoFund për Florjanën, e shtruar në spital në Tiranë, pasi ajo vuante nga fibroza cistike dhe kishte nevojë urgjente për transplant mushkërie në Itali. Ajo thotë, se 154 mijë dollarë u mblodhën përmes bankës dhe iu transferuan llogarisë së Florjanës, ndërsa 46 mijë dollarë të tjera u mblodhën nga të afërm dhe biznese. Në 8 prill, Florjana udhëtoi vetë drejt Italisë dhe u paraqit në urgjencë,...