Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon! Vizita e presidentit Duka në Maqedoninë e Veriut
Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit. Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin në këtë rajon. Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde...