Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
BE-ja synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të sulmit hibrid në Lituani
Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Qeverisë së presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko, të cilën e akuzon për një fushatë “hibride” kundër Lituanisë fqinje, tha të hënën shefja e BE-së, Ursula von der Leyen. Lituania e mbylli kufirin me Bjellorusinë në tetor pasi dhjetëra balona të ngarkuara me cigare të paligjshme hynë në hapësirën e saj ajrore, duke detyruar disa aeroporte të mbyllen dhe duke nxitur tensione mes dy vendeve. “Gjendja në kufi me Bjellorusinë po përkeqësohet, me shpeshtimin e futjes së balonave të kontrabandës në hapësirën ajrore të Lituanisë”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian në X pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda. “Një sulm i tillë hibrid nga regjimi i Lukashenkos është plotësisht i papranueshëm. Lituania vazhdon të ketë mbështetjen tonë të...