Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disa vjeçare”, Anila Hoxha ndan detajet nga vrasja e biznesmenit: Në 2024 iu kontrollua banesa për…
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka ndarë detaje të tjera nga vrasja e biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan. E ftuar në ‘Top Story’, Anila tregoi se një vit më parë të ndjerit i ishte bërë një kontroll në banesë, ku i ishin kapur disa dokumente të falsifikuara dhe një armë për të cilën ai edhe u akuzua. “Për momentin kemi të shoqëruar Ronaldo Gjonin. Ende nuk ka një pistë konkrete për të vendosur gishtin. Renaldo Gjoni është nga Lezha, ka dyshime që u identifikua nga automjeti i djegur. Makina dyshohet se ishte shitur kohë më pare te një person tjetër. Grupi hetimit është fokusuar te përdoruesit e fundit të makinës. Drejtimi tjetër lidhet e të kaluarën e të...